Sot ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kastriot Kolshi, nga fshati Baincë, Komuna e Lipjanit.
Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Lipjan, e cila ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kolshi, bashkëluftëtarët, miqtë dhe farefisin e të ndjerit.
Varrimi i Kastriot Kolshit do të bëhet sot, e mërkurë, më 16 prill 2025, në varrezat e fshatit Baincë, me fillim nga ora 17:00.



Të tjera
7 arsye pse martesa megjithatë është e mirë
Rëndësia e farave të zeza kundër sëmundjeve të mushkërive
Ky zakon në dhomën e gjumit mund të shkatërrojë marrëdhënien e një qifti