Një familje kosovare, tani e ka edhe një arsye shtesë për të shkuar në Qabe, bashkë me miliona myslimanë të tjerë.
Babai Avdi Jusufi, që u shkoi në haxh në Mekë, atje vdiq dhe u varros pak ditë para Kurban Bajramit, raporton Klan Kosova.
Për të birin e haxhi Avdiut, është nder dhe privilegj që babai i tij vdiq dhe u varros në tokën e shenjtë.
Ndërkohë, pavarësisht dhimbjes, familja Jusufi nuk e la pa e shënuar festën e Bajramit të Vogël.
Besimtari nga Vushtrria kishte shkuar në Qabe për herën e dytë. Kësaj radhe, për prindërit e tij që nuk jetojnë më.
Haxhi është kushti i pesë i islamit, por bëhet obligativ për besimtarët vetëm nëse ata janë mirë me shëndet dhe kanë mundësi financiare për ta përmbushur atë.



Të tjera
Mys, filozofia suedeze për të qenë të lumtur në shtëpi gjatë dimrit
Modelet e këmishave më të bukura të sezonit
Mbipesha, kërcënim për shëndetin