Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcas, për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë.
Sulmuesi nga Prizreni shënoi gol sërish në kampionatin spanjoll kundër Athletic Bilbaos, që ishte i 46-ti në fanellën e Mallorcas.
Kësisoj, Muriqi ka tejkaluar legjendën Juan Arango me 45 sosh, ndërsa për objektiv tani ka vetëm Samuel Eto’o, i cili numëron plot 54 sosh.
Edhe vetë faqja zyrtare e La Liga-s ka uruar “Piratin” për këtë arritje të jashtëzakonshme.
“Historike. Vedat Muriqi tejkalon Juan Arangon dhe bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.



Të tjera
10 shenjat paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrës që nuk duhet t’i injoroni
Vr@sja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës duhet të ndriçohet dhe të ketë drejtësi
Amir Rrahmani i pafat, pëson lëndim ndaj Sassuolos