Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje.
Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar het-trik në këtë përballje, ndërsa nga SofaScore ai u konsiderua si lojtari i ndeshjes me notën 9.1.
Paraqitje shumë të mirë kishin edhe Amir Rrahmani (7.8), Leart Paçaraqa (7.5), Milot Rashica (7.4) dhe Ermal Krasniqi (7.3).
Portieri i Islandës, Hakon Rafn Valdimarsson, ishte më i miri te islandezët me notën 7.6, ndërsa më i dobëti ishte Aron Gunnarsson me notën 5.6.
Të tjera
Përse nuk duhet të pini ujë kur jeni në këmbë
U.d. Kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor
Lëngu i bizeleve si trajtim treditor për pastrimin e mëlçisë