Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë nga autoritetet serbe dhe tashmë janë duke u kthyer në Gjermani, pranë familjes. Lajmin e ka konfirmuar nipi i tyre, Ervin Hoxha në një postim në Facebook.
Dy vëllezërit nga Rahoveci ishin arrestuar një javë më parë në kufirin Serbi–Hungari, me pretendimin e autoriteteve serbe se kishin marrë pjesë në rrëmbimin e një personi serb në vitin 1999 në Rahovec.
Pas lirimit, nipi i familjes Emini ka shprehur falënderime publike për të gjithë ata që u angazhuan në këtë rast, duke përfshirë kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, OVL-në e UÇK-së në Rahovec, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetish Jasharin, i dërguar i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, kryetarin e OVL-së në Pejë, Gazmend Sylën dhe avokatin Arianit Koci.
“Ju faleminderit të gjithëve. Uroj që askujt nuk i ndodh diçka e tillë në të ardhmen”, ka shkruar Hoxha.
Të tjera
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia
Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë
U nda nga jeta ish-gjyqtari i futbollit dhe hendbollit Feriz Parllaku