Vendi im është këtu – Ekonomia Online

Vendi im është këtu

Tani është zyrtare, Neymar do të vazhdojë të veshë fanelën e Santosit. Klubi brazilian konfirmoi rinovimin e kontratës së sulmuesit deri në 31 dhjetor të vitit 2026.

‘Princi i Vila Belmiro do të qëndrojë në shtëpi deri në vitin 2026. Neymar Jr rinovon deri në fund të sezonit për të vijuar të shkruajë historinë e tij me Sacro Mantello’-shkruhet në komunikatën e Santos të postuar në rrjetet sociale.

Edhe vetë Neymar nuk e ka fshehur kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes për këtë kontratë të re.

‘Viti 2025 ishte special dhe impenjativ për mua-ishin fjalët e sulmuesit brazilian që në 5 shkurt do të festojë 34 vjetorin e tij të lindjes-ka pasur momente gëzimi dhe pengesa që munda t’i përballoja vetëm falë dashurisë suaj. Viti 2026 erdhi dhe fati nuk mund të ishte ndryshe. Vendi im është këtu. Te Santosi jam në shtëpinë time, i sigurt dhe i lumtur dhe bashkë me ju dua të realizoj ëndrrat e mia’.