Deputetja nga radhët e koalicionit Vetëvendosje dhe Alternativa, Mimoza Kusari – Lila nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se vendi s’mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake.
“Pavarësisht mosdakordësive dhe rivaliteteve politike, vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake. Kosova ka nevojë urgjente për funksionalitet institucional. Opozita duhet të reflektojë me përgjegjësi për domosdoshmërinë e konstituimit të Kuvendit, për formimin e qeverisë dhe për kthimin e plotë të kompetencave qeverisë në detyrë”, ka shkruar ajo në facebook.
Kusari – Lila ka renditur procedurat që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës si ngërç politik që nga koha e certifikimit të zgjedhjeve.
“Qytetarët kanë votuar dhe presin që institucionet të funksionojnë dhe të marrin vendime fuqiplotë, jo të zvarriten për shkak të inateve politike dhe mospjesëmarrjes në votime në Kuvend”, vazhdon postimi
Të tjera
“Do të përballen me një ferr të vërtetë tifozësh” – sllovenët i frikësohen atmosferës në “Fadil Vokrri”
Çdo ditë lu*fte në Kosovë ishte e tm*errshme
Ligji i barazisë gjinore ndez debat në Shqipëri: Aleanca LGBTI mbështet ndryshimet