Kryetari në ardhje i komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, nga Vetëvendosje, ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të qeverisjes në ikje nga LDK-ja në këtë komunë. Sipas tij, nuk ka vendim jotransparent që mund t’i shpëtojë llogaridhënies, përcjell KosovaPost.
“Vendimet e ditëve të fundit të qeverisjes në ikje të LDK-së në Obiliq janë përpjekja e fundit e një pushteti që i ka mbaruar koha. Nuk ka vendim jotransparent që mund t’i shpëtojë llogaridhënies. Ato veprime, të marra me ngut dhe pa vizion, nuk do të kenë peshë përballë vullnetit të qytetarëve. Asgjë që miratohet në minutat e fundit të një mandati të konsumuar nuk do të vlejë për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë”, shkruan Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Ai thekson se qytetarët do të jenë ata që do të vendosin për zhvillimin e ardhshëm të komunës dhe se çdo vendim i nxituar në fund të mandatit nuk mund të pengojë planet dhe projektet e reja që Vetëvendosje synon të implementojë.



Të tjera
Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc
Jemi bllokuar në rrugën e integrimit, s’po kërkojmë bamirësi, por respekt për punën e reformat
Studim i ri, depresioni dhe vetëvrasjet të lidhura me ndotjen e ajrit