Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me formimin e Kuvendit të respektohen dhe të zbatohen nga udhëheqësit politik.
Ai këtë gjë e ka shkruar në platformën ‘X’ ku ka bërë të dtur se është takuar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.
“Britania e Madhe pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me formimin e Kuvendit të respektohen dhe të zbatohen nga udhëheqësit politik, me qëllim që të mbarojë bllokada ku Kosova ka ngecur për shumë kohë, dhe kështu Kuvendi dhe qeveria e re të mund të fillojnë punën në interes të qytetarëve të Kosovës,” ka thënë ai.
“Puna e Gjykatës është thelbësore për mbrojtjen dhe ruajtjen e Kushtetutës së Kosovës. Pavarësia e saj është thelbësore për funksionimin e saj,” shtoi ambasadori.



Të tjera
Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arrihet konsensus për presidentin
Kështu ndikon tymi i duhanit tek bimët e shtëpisë
Vendi s’duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të pakënaqësive të opozitës