Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A.M., për shkak të veprave penale Sulm seksual dhe Lëndim i lehtë trupor.
Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari A.M. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burgim unik në kohëzgjatje prej 3 vjet e 5 muajsh, për kryerjen e veprave penale Sulm seksual dhe Lëndim i lehtë trupor. Në këtë dënim i akuzuarit i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.
Gjykata ka vendosur gjithashtu që i akuzuari të paguajë: 50 euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale – paushallit gjyqësor, 20 euro në emër të taksës për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.
“Udhëzohet pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore – juridike, udhëzohet në kontest të rregullt civil. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Ndryshimet vaginale për të cilat çdo grua duhet të jetë e vëmendshme
Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosova