Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese pritet të dalë së shpejti me një vendim lidhur me çështjen e presidentit.
Në një prononcim për Tëvë1, ajo ka theksuar se është e rëndësishme të pritet vendimi zyrtar para se të bëhen komente të mëtejshme mbi këtë çështje.
“Është mirë mos të flasim për situata hipotetike, të presim aktgjykimin ose vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë rast, dhe pastaj flasim, besoj që shumë shpejt do të vij momenti”, ka deklaruar Osmani për Tëvë1.
Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me kërkesat e parashtruara me të cilat kontestohet kushtetutshmëria e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit. Përmes këtyre komenteve, Osmani vlerëson se dekreti i saj është në përputhje me Kushtetutën.
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Kushtetuese ankesën lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.



Të tjera
Të jesh pak egoist është mirë
Vetëm 37% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë
Sa duhet të qëndroni në diell nëse keni mungesë të vitaminës D?