Big Brother VIP Albania mbrëmë solli emocione të forta, me fokusin kryesor tek banori Mal Retkoceri.
Situata e ndjeshme familjare e tij preku jo vetëm banorët, por edhe publikun që e ndoqi spektaklin.
Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj, mori një vendim të qartë duke refuzuar takimin me babain e tij, me të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt prej shtatë vitesh.
Violete Kukaj/Instagram
Edhe pse iu dha mundësia për një përballje pas një kohe kaq të gjatë, ai u shpreh se nuk ndihej gati ta bënte këtë hap në këto rrethana, duke theksuar se një ditë takimi do të ndodhë, por larg kamerave.
Ky vendim u mbështet menjëherë nga familja e tij jashtë shtëpisë. Nëna e Malit, Violetë Kukaj, reagoi përmes rrjeteve sociale duke treguar hapur krenarinë për të birin. “Lum nana për ty, Zoti të rujtë”, shkroi ajo në postimin e saj.
Me këtë veprim, u bë e qartë se familja, përfshirë edhe motrën Njomzë, qëndron në një linjë me vendimin e Malit për të ruajtur distancën nga i ati.
Refuzimi i takimit publik u pa si një zgjedhje për të mbrojtur veten dhe historinë e tij personale, e cila u përforcua edhe nga përkrahja e hapur e nënës dhe motrës së tij. /Telegrafi/
Njomza Retkoceri/Instagram





Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë