Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.
Me këtë vendim, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin e mëhershëm të shpallur nga Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.
Pas marrjes së këtij vendimi, ka reaguar Shpat Ukella, vëllai i viktimës, i cili tha se ky vendim e ka lehtësuar sadopak dhimbjen e familjes së tij.
“S’ka si të jetë ndryshe, veç burgim i përjetshëm për ata që vrasin gruan,” shkroi ai në një postim në Facebook, duke falënderuar organet e drejtësisë për vendimin e marrë.
Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit, duke i dhënë fund kështu procedurës gjyqësore me një vendim përfundimtar ndaj Edmond Lajçit.



Të tjera
Njerëzit e pasur në botë i ndjekin këto pesë sekrete
Lansohet aplikacioni për deklarim të adresës së shtetasve të huaj në Kosovë
15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe