Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, në mëngjesin e sotëm vendosën gur-themelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Kështu u bë e ditur nga zyra e informimit të Qeverisë së Kosovës përmes një njoftimi për media, ku ndër të tjera thuhet se vlera e projektit është rreth 700 mijë euro.
Tutje në njoftim thuhet se në këtë nënstacion të ri, që do të ofrojë kushte të përshtatshme të punës për zyrtarët policorë, do të shërbejë policia kufitare, e cila ka në mandat mbrojtjen dhe sigurinë e kufirit dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale ndërkufitare.








Të tjera
Pije me majdanoz për stimulimin e tretjes
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?
Izraeli miraton vendbanimet e reja në Bregun Perëndimor