Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Listën Serbe me 800 euro për vendosjen e posterëve në objektet banesore kolektive në rrugën “Princi Millosh” në veri të Kosovës, pa lejen e pronarëve.
Ky vendim i PZAP-së është marrë pas ankesës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në bazë të njoftimit të PZAP-së, “veprimi i Listës Serbe ka rënë ndesh me nenin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që thekson se veprimet e ndaluara të subjekteve politike”.
PZAP ka urdhëruar Listën Serbe që t’i largojë posterët, duke theksuar se nëse nuk i binden urdhrit, mund të sanksionohen me dënime shtesë.



Të tjera
Shtatë shenja që ju keni një inteligjencë mbi mesataren
Ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira
Pesë ushqimet që gratë duhet të hanë çdo ditë