Venezuela ka akuzuar presidenti amerikan Donald Trump se po bën një “kërcënim kolonial”, pasi ai tha se hapësira ajrore “mbi dhe përreth” vendit duhet të konsiderohet e mbyllur “në tërësinë e saj”.
Trump e bëri deklaratën mes tensioneve në rritje me presidentin Nicolas Maduro – dhe ndërsa SHBA vazhdon të sulmojë anijet që pretendon se transportojnë drogë nga Venezuela.
“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, tregtarët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutemi konsideroni HAPËSIRËN AJRORE SIPËR DHE PËRRETH VENEZUELËS TË MBYLLUR NË TËRËSI.”
Zyra e punëve të jashtme e Venezuelës e quajti atë një “kërcënim kolonial” dhe “agresion të paligjshëm dhe të pajustifikuar” dhe akuzoi presidentin për kërcënimin e “sovranitetit të hapësirës ajrore kombëtare… dhe sovranitetit të plotë të shtetit venezuelian”.
Ajo shtoi se fjalët e Trumpit ishin pjesë e një “politike të përhershme agresioni kundër vendit” që shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.
Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk kanë dhënë asnjë detaj shtesë mbi deklaratën e presidentit, por kjo shënon përshkallëzimin e fundit të tensioneve midis vendeve të Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut.



Të tjera
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës