Venezuelasit festojnë operacionin amerikan kundër Maduros

Venezuelasit festojnë operacionin amerikan kundër Maduros

Venezuelasit janë mbledhur sot në kryeqytetin e tyre, Karakas, për të festuar lajmin mbi largimin e Presidentit Nicolás Maduro. Policia nuk po ndërhyn, por po mbikëqyr qarkullimin e trafikut për të siguruar rendin.

 

Anëtarë të komunitetit venezuelas edhe në Miami dhe në shumë qytete të tjera të botës u mblodhën për të shprehur gëzimin pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump për një seri sulmesh ndaj Venezuelës dhe kapjen e Maduros.

Edhe në kryeqytetin e Kilit, venezuelasit u mblodhën për të festuar lajmin mbi operacionin amerikan kundër regjimit të Maduros. Trump deklaroi në rrjetet sociale se Maduro dhe gruaja e tij janë “kapur dhe dërguar jashtë vendit” pas sulmeve.

Pas arrestimit të presidentit venezuelas, senatori republikan amerikan Mike Lee konfirmoi se Maduro do të përballet me gjyq në Shtetet e Bashkuara mbi akuza penale.

Ndërkohë, të paktën shtatë shpërthime janë dëgjuar në Karakas në orët e para të mëngjesit të së shtunës, të shoqëruara me zëra të mjeteve ajrore që fluturonin në lartësi të ulët mbi qytet, raportojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.