Derisa kanë mbetur ditët e numëruara drejtë formimit të institucioneve, veprimtari dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka folur rreth asaj se a duhet të përfshihet edhe posti i Presidentit në ‘pazaret’ për koalicionin udhëheqës.
Ai ka lavdëruar rolin e Presidentes Vjosa Osmani në këtë rast, duke thënë se ishte në një kohë kur jo vetëm armiqtë bën sulme karshi Kosovës, por edhe aleatët zbehën mbështetjen ndaj saj.
“Fol ka del shpirti”,- shprehet populli, kur është fjala e përcaktimit, për të thënë një të vërtetë absolute. Pa mohuar shërbimin e presidentëve paraprijës, përmbushja e detyrës së Presidentit nga Vjosë Osmani, ka qenë plotore. Dhe, roli personal i saj është shtuar në një kohë zezonë për Kosovën, kur jo vetëm armiqtë e hapur intensifikuan sulmet karshi Kosovës, por edhe aleatët dhe miqtë zvetënuan mbështetjen për Kosovën, jo vetëm pa meritueshëm, por edhe pa motivueshëm.
Kampanjes arniqësore të Serbisë, kundër Qeverisë Kurti dhe Kosovës, iu bashkua edhe opozita destruktive e PAN-it, e ndihmuar nga shumësia e medieve llapaqenër dhe drejtësia, me të gjitha degëzimet e saj, Prokurorinë, Gjykatat e deri ke Gjykata Kushtetuese. Aq mos besuese u bë edhe Gjykata Kushtetuese, sa Qeveria nuk ka guxim për t`ia besuar për shqyrtim një Draft-Statut për Asociacionin! Këto organe ndërhynë edhe pranë resorëve të Drejtësisë Ndërkombëtare, për t`i dështuar nismat qeveritare, siç janë Vetting-u dhe Byroja e Verifikimit të Pasurive, pa mbulesë nga të ardhurat personale e familjare faktike. Pra, pasurim të paligjshëm të varfanjakëve të para luftës dhe të njëjtit multi-milionerëve të pas luftës”, vlerëson Zeqiraj.
“Përballë kësaj katrahure të zezë, LVV bëri potezin e duhur – nominimin për postin e Presidentit të Vjosë Osmanit. LDK-ja, mençurisht e fisnikërisht, bëri detyrën votuese. Ata që e refuzuan Vjosën, nga çfarëdo subjekti politik qofshin, nuk i kanë sjellur asgjë të mirë, as dje dhe as sot, Kosovës. Përkundrazi, i qëndruan besnikë aleancës me Listën Serbe. Se kush mund ta udhëheq vendin si President/e pas Vjosë Osmanit, Kosova ka kuadro që mund të shërbëjnë në cilësinë e Presidentit/es. Por, nëse ndryshojmë pakëz pyetjen se “kush duhet ta udhëheq si President/e, pas Vjosë Osmanit? Përgjigja më adekuate do të ishte: Pas Vjosës, përsëri Vjosa. “Kija inat, por jipja hakun”, – shprehet në sintezë populli. Dhe, jo vetëm miqtë, por edhe ata që e kanë kritikuar, sharë, bulizuar dhe ofenduar, dikur, në heshtje e pranojnë, për shërbimin sasior e cilësor, në postin e Presidentit, Vjosë të dytë, aktualisht, nuk kemi. Çdo hezitim për ta pranuar këtë të vërtetë absolute, do të ishte bjerra-kohë e kotë dhe koritje e madhe inatçore”, vlerëson Zeqiraj.
Ai thekson më tutje se, në renditjen vlerësuese të Presidentëve të Kosovës, nuk e përfshijmë Presidentin Rugova, jo vetëm për kohë-zgjatjen, por, për rolin historik dhe unik të Tij, para, gjatë dhe pas luftës, për të cilin pajtohen miq dhe armiq, sepse ishte vendimtar për themelimin dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
“Presidentja Vjosë Osmani, e angazhuar skajshëm, theu konturet se posti presidencial në Kosovë, është sa për pritje e përcjellje të diplomatëve dhe personaliteteve botërorë. Si kurrë më parë, sot, shërbimi presidencial, ka shumëfishuar angazhimet shtetërore. Për këtë, duhet vlerësuar edhe hapësira që i ka lënë Presidentës Vjosë, madje pa xhelozi, personalisht kryeministri Albin Kurti, Kryesia, strukturat dhe anëtarësia e LVV, me aleatët simpatikë Alternativa dhe Guxo. Dhe, kjo u manifestua edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, me besimin masiv votues të subjektit politik -GUXO-, krijesë e trinomit simpatik Vjosë Osmani, Donikë Gërvalla, Faton Peci, me shoqe e shokë. Vitin e shkuar, zyrtarë të lartë amerikanë, Peresidenten Osmani e konsideruan si adresën e vetme komunikimi. Por, Presidentja mençurake Vjosë, nuk pëlqeu të jetë e preferuara e vetme në komunikimin me zyrtarët amerikanë, evropianë dhe botërorë. Ajo, modestisht e mençurisht, bëri shumë, për ta aktivizuar edhe Albinin, si kryeministër model, fitues të tri palë zgjedhjeve radhazi dhe pushtetar të devotshëm, i cili me përkushtim e guxim të pashoq, po mendon dhe vepron, për shtrirjen e sovranitetit shtetëror të Kosovës”,thotë veprimtari Zeqiraj.
Ai vazhdon më tutje duke propozuar që katërshës shtetërore dhe pushtetare sic I quan ai, të Kosovës: Vjosë Osmanit, Glauk Konjufcës, Albin Kurtit, Donikë Gërvallës, duhet t`i bashkohet në bashkëqeverisje LDK-ja, e prirë nga kryetari Lumir Abdixhiku, për të tejkaluar ndërskamcat, pengesat që bënë Serbia, me argatët e saj të brendshëm dhe të jashtëm. Para se interes reciprok partiak, të dy subjekteve në koalicion të sinqertë dhe stabil, është e shëndetshme, madje e domosdoshme për Atdheun Kosovë.
Ai thekson se koalicionet për bashkëqeverisje duhet të kenë parimësi dhe rrjedhë logjike. Nëse LVV koalicionohet me parti të kriminalizuara, do ta njolloste partinë e Vetëvendosjes, duke strehuar dhe rehabilituar krimin dhe kriminelët. Rrjedhimisht, duke e bërë LVV pjesë të krimit.
“Është sa e drejtë, aq edhe logjike, që deputetë të pa inkriminuar, nga cilado parti, të vendosë të japë kontributin personal, për ta ndihmuar krijimin e Qeverisë Kurti-3, për të shmangur zgjedhje të përsëritshme, me shpenzime milionshe, humbje enorme të ditëve të punës, mijëra orë mësimi të humbura dhe rrugavje, në bartjen e militantëve partiakë “cep e n`cep” Kosovës, përgjatë ditëve fushatore. Në mes tjerëve, po citoj me emër dy ish-deputetet, njëra vajza e mikut tim të rinisë, Binak Kadaj, inxhinier, Donikë Kadaj dhe tjetra mbesa e bashkëvuajtësi tim, në Burgun politk të Burrelit, zv.ministrit Qazim Bllaca, doktoreshë Albena Reshitaj, të cilat, finikërisht dhe atdhetarisht, dhanë votën e tyre personale, për zgjedhjen e artë të Vjosë Osmanit, Presidente të Kosovës. Kontributi i tyre, pavarësisht paragjykimit të ndokujt, mbeti vlerë dhe nderim i përjetshëm”, vlerësoj Zeqiraj
Të tjera
FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat
Rama njofton zgjedhje të parakohshme për Bashkinë Tiranë
Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit