Verifikimi i pasurisë? APK nuk konfirmon, Osmani mirëpret çdo kontroll

Verifikimi i pasurisë? APK nuk konfirmon, Osmani mirëpret çdo kontroll

Pasuria e presidentes Vjosa Osmani u raportua se do ti nënshtrohet një verifikimi nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Lidhur me këtë nga Presidenca kanë bërë të ditur se nuk kanë informacione për një gjë të tillë.

Këshilltar i presidentes, Bekim Kupina ka deklaruar për se presidentja mirëpret çdo verifikim nga cilido institucion.

“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin në këtë fazë”, ka thanë Kupina për Telegrafin.

Nga ana tjetër, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur se në këto momente nuk mund të japin asnjë koment mbi këtë çështje, duke mos e konfirmuar e as mohuar një procedurë të mundshme ndaj presidentes.