Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime lokale në disa zona të vendit
“Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, etj.), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale. Si rezultat, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre. Këto reshje, me intervale dhe intensitet të ndryshëm, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik. Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore (Ibri, Sitnica, Lepenci, Morava e Binçës, etj.), paraqesin ngritje të lehta të nivelit të ujit”, njofton IHMK.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar