Shporta e mbeturinave e kësaj shtëpia në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet përfundoi në ujë.
Nga reshjet e mëdha të shiut që filluan të hënën mbrëma, u përmbyt edhe një pjesë e oborrit.
E gjitha hapësira u rrethua me shirit të sigurisë, i cili u vendos nga ekipet monitoruese të Komunës së Prishtinës.
Rreziku kanosej në vazhdimësi pasi që energjia elektrike në këtë shtëpi dyshohet se ishte e ndezur.
Televizioni nuk arriti të kontaktoj me pronarin e shtëpisë, megjithatë, një banor i kësaj lagjeje, i tha televizionit se problemi me vërshimet këtu daton nga viti 2023.
“Vetëm e kanë sjellë një kompani private kanë ardhur e kanë hapur gropën, gropa është katër metra thellësi gjerësia 30 metra. Nëse dikush nga familjarët tonë vdesë, kush e merr përgjegjësinë”, është shprehur njëri nga banorët
Andaj ai ka një kërkesë për komunën.
Apel për kujdes kanë bërë edhe nga Komuna e Prishtinës, teksa kanë thënë që ekipet po monitorojnë punën në terren.
“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara. Ekipet tona të terrenit po monitorojnë situatën dhe janë të përgatitura të ndërhyjnë sipas nevojës. U bëjmë thirrje qytetarëve: të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh, dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit”, kanë lajmëruar nga Komuna e Prishtinës.
Vërshime gjatë ditës ka pasur edhe në disa lagje të kryeqytetit.



Të tjera
Ndalohet një person në Leposaviq, dyshohet se hyri në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale
Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje
PDK bojkoton seancën e orës 11, Behrami: Seanca është antikushtetuese