Policia e Kosovës ka njoftuar se në disa zona janë evidentuar vështirësi në qarkullim për shkak të vërshimeve, përcjell KosovaPost.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar.
“Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara. Policia e Kosovës po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren. U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme. Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm
Trump dhe Starmer diskutuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës