Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku janë lënduar shoferi dhe dy pasagjerë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha Gazetës Express se shoferi ka pësuar lëndime më të rënda por jo në rrezik për jetë.
“Si pasojë e aksidentit, tre persona (ngasësi dhe dy pasagjerë) kanë pësuar lëndime trupore. Ngasësi ka marrë lëndime më të rënda, por sipas informacioneve mjekësore gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetë. Përveç lëndimeve trupore, aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale si në automjetin e përfshirë, ashtu edhe në pronë private dhe publike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës, Emergjenca dhe Zjarrfikësit, të cilët kanë menaxhuar situatën dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe procedurale. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.”



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë