Një veturë e KFOR-it është vetaksidentuar sot në fshatin Ostozub drejtimi Malishevë-Rahovec.
Lajmi për Arbresh.info e ka konfirmuar nga Lumni Graishta, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Graishta tha se nga ky vetaksident nuk ka të lënduar.
“Bëhet fjalë për vetaksident në dalje të fshatit Ostrozub drejtimi Malishevë-Rahovec, në automjet kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer. Nuk ka të lënduar ndërkohë që vendin e ngjarjes po e procedojnë njësitet e trafikut rajonal të DRP Gjakovë”, ka thënë Graishta.



Të tjera
Thashethemet në vendin e punës
Vritet komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare iraniane, Ali Reza Tangsiri
Super-gonorrea ngre shqetësime në Britani