Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tubimit të mbajtur sot në Tiranë, ku mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare janë mbledhur në përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po përballen me drejtësinë në Hagë, përcjell KosovaPost.
Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi ka theksuar se vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe drejtësia për historinë mund t’i bashkojnë shqiptarët në këtë mënyrë.
“Vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe drejtësia për historinë tonë mund t’i mbledhin kështu shqiptarët – me mijëra, me zemër, me besë e nder. Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës,” ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se qëndron bashkë me të gjithë ata që kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre, duke shtuar se mbështetja do të vazhdojë “deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë.”
“Kërkesa është e qartë: drejtësi dhe vetëm drejtësi! Liri për çlirimtarët tanë!”, ka përfunduar kreu i PDK-së.
Të tjera
Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush fitoi dhe ku?
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – këta janë fituesit në komunat shqiptare!