Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë falënderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fjalën e tij në Bordin e Paqes në Uashington, ku ngriti çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në një postim në rrjetet sociale, ata shkruajnë: “Faleminderit, Kryeministër z. Edi Rama”, duke shpërndarë videon e fjalës së tij.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e Bordit të Paqes përmendi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke kritikuar Gjykatën Speciale në Hagë dhe disa shtete financuese që sipas tij duhet të turpërohen për “deformimin e drejtësisë ndërkombëtare”. Ai kërkoi nga presidenti Trump të ndërmarrë diçka për situatën, duke theksuar se Thaçi ka kaluar 6 vjet në paraburgim.



Të tjera
5 gjëra që i bëjnë gratë ndryshe nga burrat
U arrestua pas zbulimeve të dosjeve “Epstein”, lirohet ish-princi britanik
Eliza Hoxha e PDK-së: Komuna e Prishtinës sot ka shkelur Kushtetutën