Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati, u prit në takim nga zëvendësshefi i misionit të Gjermanisë në Kosovë, Christian Boettcher, në Ambasadën Gjermane, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet në Gjykatën Speciale në Hagë dhe u kërkua mbështetje nga shteti mik Gjermania për të garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë të akuzuarit.
U theksua roli i pazëvendësueshëm i Gjermanisë në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës, duke e quajtur atë një mik të madh të vendit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Delegacioni falënderoi zëvendësshefin e misionit për mikpritjen dhe gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.



Të tjera
Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara
SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane
Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit