Protestuesit kanë mbushur sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
Veteranët e UÇK-së janë rreshtuar para memorialit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ku kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar figurën e heroit kombëtar.
Disa prej tyre mbanin në duar flamuj të UÇK-së dhe pankarta me thirrje për drejtësi.
Protesta pritet të nisë zyrtarisht në orën 17:00. Organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive nga Kosova dhe diaspora.



Të tjera
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”