Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.
Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i VV-së, Çlirim Gërbeshi.
Sipas VV-së, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi.
VV-ja pretendon se i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.
“Sot, në emër të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje!, kemi dorëzuar në Policinë e Kosovës kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.
Sipas vlerësimit tonë, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Po ashtu, i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.
Institucionet publike janë të obliguara të veprojnë me transparencë, ligjshmëri dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërsa çdo devijim nga këto parime duhet të hetohet dhe të marrë përgjigje ligjore. Prishtina meriton qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta në kurriz të interesit publik”, ka shkruar Gërbeshi.



Të tjera
Gjenden mbetje njerëzore në një pyll në Australi, dyshohet se i përkasin alpinistes belge të zhdukur dy vite më parë
Kryeministri i Hungarisë akuzon lidershipin ukrainas për kalim të vijës së kuqe
Izraeli intensifikon sulmet ajrore dhe artilerike në Gaza, pavarësisht një armëpushimi në fuqi