Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me këtë, LVV u bë subjekti i fundit politik që e bën publike listën e saj garuese.
Në krye të listës renditet kryetari i partisë, Albin Kurti, i pasuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Lista përmbyllet me kandidatin Salih Zyba, duke finalizuar kështu përbërjen që partia do ta prezantojë para votuesve në garën zgjedhore.



Të tjera
Nëse s’mund t’i mposhtim Kosovën, Rumaninë e Sllovakinë, s’e meritojmë të shkojmë në Botëror
Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë
Produktet e qumështit nuk janë shkaktarë të shtimit të peshës