Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka falenderuar votuesit e saj për mbështetjen dhe për besimin e dhënë, duke dalë si partia fituese në vend.
Në një postim në rrjetin social Facebook, LVV thekson se 486,994 vota i dhanë partisë 51.11% të vullnetit qytetar:
“(LVV) u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikës së Kosovës. 486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati. Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, thuhet në postim.
Partia thekson se kjo fitore përfaqëson vullnetin e fuqishëm të qytetarëve dhe shërben si bazë për punën e ardhshme në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
Tags:



Të tjera
7 mënyra për të bërë gjumë të mirë pas ditëve të gjata
Obeziteti i prindërve rrezikon edhe fëmijët
Pesë fraza që prindërit mund të përdorin për t’u treguar fëmijëve dashuri të pakushtëzuar