Një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare të Gjirokastrës.
Sipas raportimit të Tch, i riu me inicialet V.P., dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj tragjedie.
Familja është me origjinë nga fshati Picar i Gjirokastrës.
Policia ka sekuestruar telefonin dhe disa sende personale të 17-vjeçarit, ndërsa pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe nxënës të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku i riu ndiqte mësimet.
Kujtojmë se vetëm dy muaj më parë, një tjetër 17-vjeçare nga e njëjta shkollë i dha fund jetës, duke shtuar shqetësimet mbi qëndrueshmërinë emocionale në tërësi të adoleshentëve dhe problemet e shumta të patrajtuara.
Të tjera
Decertifikohen 9 kandidatë për zgjedhje lokale
Ndryshime në kabinetin qeveritar në Shqipëri
Kanosja ndaj Kurtit, të pandehurit nuk e pranojnë fajësinë – kryeministri nuk kërkoi dëmshpërblim