Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se nëse Gjykata thotë se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa zgjedhur të gjithë nënkryetarët – pra se Kuvendi nuk mund të ushtrojë asnjë kompetencë – atëherë një komuniteti i jepet çelësi i shtetit. Kjo nuk është interpretim kushtetues – kjo është vetëvrasje shtetërore.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kryeziu thotë se gjatë këtij muaji ka punuar për t’i ndihmuar gjyqtarët me analiza e materiale të plota juridike.
Sipas tij, faktet janë të qarta dhe vetoja nuk ka bazë në kushtetutë.
“Gjatë këtij muaji kemi punuar fort për t’i ndihmuar gjyqtarët me analiza e materiale të plota juridike. Faktet janë të qarta: vetoja nuk ka bazë në Kushtetutë. Nëse Gjykata shpik një veto të tillë, kjo nuk është “mosdije” apo “neglizhencë”: është pazar në kurriz të Republikës.
Petku i gjykatësit kushtetues nuk të mbron dot nga gjykimi i historisë”, shkruan Kryeziu.
Vendim historik i Gjykatës Kushtetuese
Sot u dëgjuan shumë spekulime për mënyrën si mund të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet joshumicë. Por, në gjithë këtë zhurmë, po anashkalohet gjëja më e rëndësishme: si konsiderohet Kuvendi i konstituar.
Gjatë këtij muaji kemi punuar fort për t’i ndihmuar gjyqtarët me analiza e materiale të plota juridike. Faktet janë të qarta: vetoja nuk ka bazë në Kushtetutë. Nëse Gjykata shpik një veto të tillë, kjo nuk është “mosdije” apo “neglizhencë”: është pazar në kurriz të Republikës.
Historia e ka parë këtë skenar më 28 mars 1989, kur na thoshin se “asgjë e keqe nuk do të ndodhte” nga amendamentet kushtetuese. Por çdo e keqe ndodhi. Sot rreziku është edhe më i madh: nëse Gjykata bie në këtë grackë, pasojat do të jenë më të rënda dhe të pafalshme. Asokohe, ata që nënshkruan mbahen mend si dezertorë të interesit kombëtar; sot, ata që do ta bëjnë këtë, do të mbahen mend vetëm si tradhtarë të shtetit.
Petku i gjykatësit kushtetues nuk të mbron dot nga gjykimi i historisë.



Të tjera
Gratë që përdorin antibiotikë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës
Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk