Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sot pranë Senjit, kur një veturë ra në det, njoftoi Departamenti i Policisë Lika-Senj.
Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30 në vendbanimin Bunica. Shërbimet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe zhytësit e HGSS u përfshinë gjithashtu në kërkim.
Policia njoftoi se trupat e dy grave dhe dy burrave u nxorën nga automjeti.
Do të kryhet një hetim në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit, ndërsa trupat u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Rijekë.
Për shkak të erës së fortë, gjatë ditës së sotme u vendos ndalim trafiku për automjetet e kategorisë I dhe II në rrugën shtetërore DC8 Senj-Karlobag. /Kosovapress



Të tjera
A e dini çfarë i ndodh trupit kur qëndroni ulur gjatë?
Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan
Qeveria mbështet Sharrin me gati 1 milion euro për qendrën e re kulturore