Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, derisa shpalosi planet për kryeqytetin u pyet edhe për disa video që qarkullojnë për të në kohë fushate.
Autori i Pressing, Leonard Kerquki, e pyeti: Jo pak herë kam pa në këtë fushatë video në TikTok, në të cilat thuhet se me fitu Urani do të ketë ndikim në Prishtinë Sami Lushtaku. Çka ju thoni njerëzve?.
Ismaili tha se vendimet në Prishtinë i merr vetëm ai, dhe videot në fjalë sipas tij janë propagandë.
“Aty është sulmi, propaganda. Në këtë qytet nga kjo parti si kryetar i degës merr vendime dhe përgjegjësi veç një njeri dhe ai jam unë, Uran Ismaili. Ama bash, askush tjetër hiç”, tha Ismaili në Pressing, transmeton Express.
Ismaili tha se i ka dhënë hapësirë njerëzve të rinj “që me u zhvillu”.
“Kam përkrahjen e degës me marrë vendime, në kohë zgjedhjesh kanë nevojë me ngritë një lloj propagande si kjo… Nënkryetarin e kam pas të Prishtinës…I Përgjigjem veç qytetarit”, pohoi Ismaili.



Të tjera
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin
Më 28 dhjetor do ta bëjmë Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë
7 karakteristikat e mashkulli ideal