Vinicius Junior dëshiron të qëndrojë edhe një kohë të gjatë në Real Madrid.
Ylli brazilian po shkon drejt fundit të kontratës me “Los Blancos” dhe nuk dihet ende nëse do ta shohim edhe në të ardhmen afatgjate tek “Los Blancos”.
Megjithatë, nëse do të ishte në dorën e lojtarit, ai nuk do të largohej asnjëherë nga gjiganti spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.
Megjithatë, forma e luhatshme dhe natyra problematike e arrogante mund t’i kushtojnë përfaqësuesit brazilian.
Nuk dihet ende nëse “Mbretërit” do t’ia japin atij edhe një rast me ofrimin e kontratës së re, ndërsa Vinicius e ka “në xhep” edhe një ofertë të majme nga Arabia Saudite.
Sidoqoftë, në mendjen e tij është vetëm Real Madridi, i cili është klubi i ëndrrave të tij.
“Unë do ta vazhdoj kontratën time në kohën e duhur dhe do të rri këtu për një kohë të gjatë, sepse ky është KLUBI I ËNDRRAVE TË MIA.”
“Shpresoj të rri këtu për një kohë të gjatë. Ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën time, por jam plotësisht i sigurt. Presidenti beson tek unë.”



Të tjera
Arne Slot i zhgënjyer pas humbjes ndaj Manchester City, kërkon rikëndellje ndaj PSG-së
Armëpushim me SHBA pas kërcënimit të Trump, Irani hedh poshtë propozimin! Përgjigjia
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë e rajon