Sezoni i ri për Real Madridin nisi të martën me një fitore të ngushtë 1-0 në “Santiago Bernabéu” kundër Osasunës, falë një penalltie të diskutueshme që e shndërroi në gol Kiliw Mbape. Megjithatë, rezultati i zbehtë nuk i ka larguar shqetësimet për performancën e disa lojtarëve, dhe më i dukshmi është Vinicius.
FORMA – Braziliani 25- vjeçar nuk ka treguar përmirësim që në fillim të këtij sezoni, duke vijuar një formë të dobët nga sezonet e mëparshme. Trajneri Ksabi Alonso e zëvendësoi në minutën e 77-të në ndeshjen kundër Osasunës dhe shpesh e nxjerr jashtë loje për periudha të shkurtra. Debati mbi të nuk është thjesht futbollistik, por përfshin edhe aspektin mendor. Rinovimi i kontratës së tij është pezulluar, ndërsa kontrata aktuale skadon në qershor 2027. Një sezon i dobët mund të ndikojë dukshëm në vlerën e tij në treg, vetëm një vit para përfundimit të kontratës.
KOMENTET – Ish-lojtari i Real Madridit, Alvaro Benito, deklaroi në “El Larguero” të Cadena SER se: “Vinicius duhet të rikthehet në rrugën që ndoqi disa vite më parë, kur u bë një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ky është më shumë një problem mendor sesa teknik”. Nga ana tjetër, Paco Gonzalez në “El Partidazo de COPE” shtoi: “Ajo që pritet nga Vinicius, para së gjithash nga trajneri, është të shkaktojë trazira në fushë. 18 muaj më parë, ai kushtonte 150 milionë. Tani vlera e tij ka zbritur, dhe një ofertë e ngjashme nuk pritet. Ka ndodhur diçka gjatë këtij viti, vlera është zbehur”.
NËN VËZHGIM – Është e qartë se Vinicius do të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë këtij sezoni, dhe çdo performancë do të analizojë nëse mund të rikthehet në formën që e bëri të njohur në të gjithë botën. Për Real Madridin, rikthimi i tij është thelbësor, pasi sulmuesi brazilian është pjesë kyçe e projektit sportiv dhe i ardhur në një moment të rëndësishëm të kontratës së tij.
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit