Vijon të jetë alarmante situata në Greqi si pasojë e virusit të Nilit Perëndimor, i cili vetëm gjatë javës që lamë pas ka marrë 3 jetë, teksa u regjistruan dhe 12 raste të reja.
Sipas raportit epidemiologjik të institutit EODY, 4 prej personave të infektuar, kishin rënë në kontakt me virusin në vende të tjera.
Që nga fillimi i 2024, deri më sot në Greqi janë regjistruar 192 raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi, nga të cilat 143 raste kanë pasur manifestime të sistemit nervor qendror dhe 49 ishin raste të lehta.
Gjithashtu janë regjistruar gjithsej 30 vdekje në pacientët mbi 60 vjeç.



Të tjera
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur