Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, ka reaguar pas publikimit të mesazheve nga VOX Kosova, sipas të cilave Faruk Mujka për pozitën e shefit në Ibër Lipenc kishte komunikur me ministren Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Azemi ka thënë se shihet qartë kapja e shtetit nga pushteti aktual.
Ai ka thënë se kjo është shkelje e ligjit dhe tallje me qytetarët.
“Nga dosja e Prokurorisë për emërimin e Faruk Mujkës në krye të Ibër Lepencit shihet qartë kapja e shtetit nga pushteti aktual. Kanë shpallur konkurs sa për sy e faqe, pasi që vendimi ishte marrë por pritej vetëm konfirmimi, edhe atë jo konfirmim zyrtar, por përmes Ëhatsappit”.



Të tjera
Sa gjatë reziston Coronavirusi në rroba
Shprehitë e njerëzve që kurrë nuk sëmuren
Përgatitja e trupit për procesin e lindjes…