Visar Kastrati udhëheq ekipin e gjyqtarëve kosovarë në Ligën e Kampionëve – Ekonomia Online

Visar Kastrati udhëheq ekipin e gjyqtarëve kosovarë në Ligën e Kampionëve

UEFA ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen, Zrinjski-Virtus, e vlefshme për rrethin e parë eliminator në garën më prestigjioze evropiane, Champions League.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se i deleguar nga UEFA është edhe gjyqtari Dardan Çaka si VAR.

“Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e HRŠ Zrinjski në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtari i katërt do të jetë Valon Bajgora, derisa AVAR do të jetë Alban Shala”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kjo ndeshje do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.