Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm miratimin në lexim të parë të projektligjit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor nga Kuvendi i Kosovës.
Sipas tij, ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.
“Faleminderit të gjithë deputetëve për debatin konstruktiv dhe për kontributin në këtë proces. Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që e mbështetën dhe votuan këtë projektligj,” ka shkruar Vitia.
Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë me hapa konkretë për forcimin e sistemit shëndetësor dhe afrimin e tij më pranë qytetarëve.



Të tjera
Arsyet pse të flesh me barkun bosh është ide e keqe
Një i vd*ekur dhe dy të lënduar pas një ak*sidenti në Livoç të Gjilanit
Delegacioni i Iranit mbërrin në Islamabad të Pakistanit për bisedimet vendimtare me SnBA