Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka shkruar pas takimit që ka pasur me homologun e saj shqiptar, Niko Peleshi, gjatë paradites së sotme, transmeton KosovaPost.
Kryekuvendarja tha se vizita e parë e kreut të Kuvendit të Shqipërisë në Kosovë u bë në një ditë historike, si Dita e Besëlidhjes së Lezhës.
“Ky takim, që u zhvillua në një ditë historike si Dita e Besëlidhjes së Lezhës, na dha mundësinë të kujtojmë bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave tona dhe përkushtimin tonë në shërbim të qytetarëve. Ndamë ide për shkëmbimin e grupeve të deputetëve dhe komisioneve parlamentare, për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira mes dy shteteve tona”, shkroi Haxhiu.
Kryeparlamentarja ka treguar se me homologun e saj ka folur edhe për rëndësinë e marrëveshjeve të miratuara në Kuvendet përkatëse. “Për rolin tonë mbikëqyrës dhe për nevojën për të shtuar marrëveshje të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Haxhiu.



Të tjera
MINT intensifikon mbikëqyrjen ndaj rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, paralajmëron masa rregulluese
Nuk ka kandidat konsensual dhe as marrëveshje politike për presidentin
Fotografi simpatike të qenve