Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare Berlin Global Dialogue, ku ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me përfaqësues politikë dhe biznesi, përcjell KosovaPost.
Osmani ka theksuar në rrjetet sociale se qëllimi kryesor i aktiviteteve të saj ishte të afrojë Kosovën më shumë me Bashkimin Evropian.
“Ishte kënaqësi të rikthehem këtë vit në Berlin Global Dialogue për një sërë aktivitetesh të mbushura me diskutime frymëzuese, takime të vlefshme dhe partneritete të reja – të gjitha me një qëllim të përbashkët: ta afrojnë Kosovën edhe më shumë me Bashkimin Evropian”, ka shkruar ajo në Facebook.
Berlin Global Dialogue është një platformë që bashkon përfaqësues politikë e biznesorë për diskutime rreth rëndësisë së zgjidhjeve në politikëbërje që u shërbejnë qytetarëve, ekonomisë dhe të ardhmes,” ka shkruar presidentja Osmani.



Të tjera
Ja çfarë i ndodh organizmit nëse hani një banane në ditë
Nëse fitoni nesër ndaj Turqisë, edhe 1 milion euro të tjera për Kombëtaren
Qeveria ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës pas fitores me Sllovakinë