Në javën e fundit, skena politike e Kosovës është karakterizuar nga vizitat e rëndësishme të Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto vizita kanë pasur një rëndësi të veçantë si në aspektin diplomatik ashtu edhe në atë strategjik, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës për të forcuar marrëdhëniet me aleatin kryesor ndërkombëtar – SHBA-në.
Takimet me zyrtarë të lartë amerikanë, përfaqësues të diasporës shqiptare dhe pjesëmarrja në forume ndërkombëtare kanë synuar thellimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës.
E në lidhje me këtë takime dhe vizita, në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.
“Pezullimi i Dialogut të planifikuar Strategjik, trazoi klasën politike dhe popullin e Kosovës. Kjo goditje erdhi “si rrufeja në mot të kthjelltë”. Ishte sa i papritur, aq edhe i padrejtë, sa edhe sanksionet e vëna Kosovës, nga BE-ja, pas sulmit terrorist të Serbisë në Banskë të Zveçanit.
Hapja e Sesionit vjetor të OKB-s, në Neë Jork, krijoi shansin dhe mundësinë, për krerët drejtues të Kosovës të jenë të pranishëm në vatrën e Lirisë dhe të Demokracisë botërore. Me ftesën e këtij Institucioni prestigjioz botëror, udhëtoi e para e Shtetit të Kosovës, Vjosë Osmani, e pasuar nga zëvendëskryeministja dhe ministërja e Jashtme dhe e Disaporës, Donikë Gërvalla. Dhe, më pas atyre iu bashkua edhe kryeministri Albin Kurti.
Kjo vizitë po ndodhë pas atij zhurmimi, sa të poshtër, aq edhe kriminal, të bërë nga opozita sa e dyshimtë, aq edhe destruktive e Kosovës. Duke shfrytëzuar disa deklarata të hershme, paushalle e hiç reale të Albin Kurtit, për raportet SHBA-Kosovë, opozita shtoi akuza tjera, krejt të pabaza, siç janë veprimet e Qeverisë aktuale, në mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë, në veriun e Kosovës”, nënvizoi ai.
“Opozita PAN-iste, duke shfrytëzuar mediat e kapura, përmes lukunisë lehaqene të ish-kuadrove të saj, zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra, këshilltarë, diplomatë, juristë nga drejtësia e kapur, avokatër të mërdhezur pas parasë, në mbrojtje të krimit dhe soj-sorollopi i tyre, tashmë, të konvertuar në gazetarë pa diplomë, anal-banalistë të pacipshëm, të cilët e kanë bërë fytyrën prapanicë, iu sulën Qeverisë Kurti dhe Presidentes Vjosë Osmani, duke i kryqëzuar për gjithçka të keqe në Kosovë!
Kjo opozitë mjerane ka vazhduar t`i heshtë krimet politike serike, të bëra nga PAN-i kriminal, ka heshtur edhe 206 milionë euro, të abuzuar për 45.500 veteranë të rrejshëm; për Gjykatën Speciale në Hagë, në 7 vitet e fundit, janë paguar 276 milionë euro. Ndërkohë kjo opozitë skandaloze, çirret “deri në kupë të qiellit”, për afro 2.5 milionë euro, për ndërtimin e dy urave, paralele të Urës së Evropës, e premtuar për t`u hapur me të përfunduar së ndërtuari. Por, për turpin e BE-së, edhe pas një çerek-shekulli, vazhdon të jetë e bllokuar, e mbyllur!?”.
Më tej, publicisti nga Gjermania potencoi se pezullimi i Dialogut Strategjik nuk ishte ndëshkim vetëm për Kurtin, por gjithë klasën poliitke në Kosovë.
Kësisoj, fajësoi ish-partitë opozitare për qasjen e tyre dhe foli për synimet e tyre për rikthim në pushtet.
“Fajësia e rëndë e opozitës është, se e cytur nga ethet e kthimit në pushtetin e pamerituar, e përligji, e justifikoi, madje pa asnjë rezervë, pezullimin e Dialogut Strategjik, gjë që ishte ndëshkim jo vetëm për Kurtin, por edhe për të gjithë klasën politike dhe vetë Kosovën. Në veçanti, PAN-i, i zhytur në krime dhe hajni, për 5 (pesë) vite radhazi shpif dhe spiunon kryeministrin Kurti, tek zyrtarët amerikanë, me qëllim të shpalljes “non grata” të tij nga DASH amerikan. Bllokimi i VETTING-ut dhe i BYROSË për Verifikimin e Pasurive të Paligjshme, nga PAN-i, është arsyeja e këtij revanshi të egër, për t`u mbrojtur nga ligji, për krimet serike si dhe mbrojtjen e pasurive, të grabitura brezave shqiptarë”, përfundoi Idriz Zeqiraj



Të tjera
Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Siguri Publike
Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serb