Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Vjedhet trafoja e energjisë elektrike dhe nafta nga automjetet në Sllatinë

Policia e Kosovës ka raportuar për vjedhjen e një trafoje të energjisë elektrike dhe naftës në disa automjete në Fushë Kosovë.

 

Më konkretisht rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë.

“Është raportuar se është vjedhur  trafoja  e energjisë elektrike që ka qenë e vendosur në shtyllë, po ashtu edhe nga rezervuari i kamionit dhe makineritë tjera mungon naftë”, thuhet në raportin 24-orësh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.