Një shtetas i huaj ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij në Ferizaj dhe ka vjedhur dy ora “Rolex”, stoli ari dhe para kesh.
“VJEDHJE E RËNDË- Ferizaj /03.08.2024 – 23:37. Viktima mashkull kosovar shtetas i huaj ka raportuar se personi, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij e cila gjendet në lagjen Panorama dhe kanë vjedhur dy orë dore të markës Rolex, stoli ari dhe para kesh. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.” thuhet ne njoftimin e policise.
Të tjera
Armatim modern nga Amerika – FSK bëhet me dronët taktikë “Puma”
Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte
Ragip Xhaka reagon ashpër pas ndeshjes Zvicër-Kosovë