Në fjalimin e tij në Bundestag të mërkurën, Friedrich Merz e paraqiti veten si kancelar reformist, ai i përgatiti gjermanët për reforma të gjera në muajt e ardhshëm.
“Vendi ynë ndodhet para vendimeve të rëndësishme këtë vjeshtë”, tha Merz gjatë debatit të përgjithshëm mbi buxhetin në Bundestag.
“Vendimet që na presin nuk kanë të bëjnë me detaje, por me çështje shumë themelore”, tha kreu i CDU.
Në fjalën e tij, Merz theksoi se liria është nën kërcënim, qytetarët po ndiejnë një ndjenjë në rritje të pasigurisë.
“Ne gjithashtu duhet të ristrukturojmë sistemin tonë të pensioneve”.
“Ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme është e vjetëruar”
Merz në fjalën e tij iu referua edhe luftës në Ukrainë dhe tha se ajo duhet të përfundojë.
Merz theksoi, se ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme sot është e vjetëruar dhe paralajmëroi për pasojat e mundshme të një paqeje në Ukrainë të diktuar nga Rusia.
Kjo vetëm sa do ta inkurajonte presidentin rus Vladimir Putin “të kërkonte objektivin e tij të radhës”, tha kreu i CDU-së.
Kjo është parë kohët e fundit jo vetëm në Poloni; Rusia gjithashtu dëshiron të destabilizojë shoqërinë gjermane, paralajmëroi Merz.
Më parë kryetarja e grupit parlamentar të AfD, Alice Weidel e cila sipas traditës si partia më e madhe e opozitës mban fjalën e para, kishte sulmuar ashpër kancelarin, duke e akuzuar përsëri për shkelje të premtimeve të fushatës dhe “nxitje të luftës” në Ukrainë.
Kritika kancelari Merz pati edhe nga partia Të Gjelbrit.
Drejtuesja e grupit parlamentar, Katharina Dröge, tha se politika e Merz është për mjaft biznese në Gjermani “zhgënjim i hidhur”.
Merz po “zhgënjen miliona njerëz”, kritikoi Dröge.
Kurse kryetarja e partisë E Majta, Heidi Reichnnek kërkoi nga koalicioni një “pagë minimale të paprekshme nga varfëria”, në vend të kursimeve tek paratë për qytetarin, “Bürgergeld”.
Të tjera
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë
Zelensky thotë po presin fondin prej 2.9 miliardë eurosh për ar*mët amerikane për të lu*ftuar Rusinë
Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator