Sekretarja e Përgjithshme e partisë Guxo, Triera Kasumi-Berisha, ka deklaruar se Vjosa Osmani është emër i pranueshëm për një mandat të dytë në krye të shtetit.
Në Debat Plus, Kasumi-Berisha fillimisht tha se qëndrimi zyrtar i partisë do të dalë nga kryesia.
“Besoj se i takon kryesisë me dalë me një qëndrim të përbashkët”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse tashmë kanë një qëndrim dhe nëse Osmani është emër i pranueshëm për Guxo-n për një mandat të dytë, ajo u përgjigj shkurt se “po është”.
“I kemi parasysh afatet kohore dhe rëndësinë e çështjes, kështu që brenda afateve besoj”, ka thënë mes tjerash ajo.



Të tjera
Pesë gjëra të cilat na mbesin peng kur plakemi
Pesë gjëra të cilat na mbesin peng kur plakemi
KEDS mbështet mega-projektin humanitar në Gjilan