Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se në takimin që pati me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, e falënderoi atë për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në çdo etapë.
Osmani tha se me Fidan folën për potencialin e bashkëpunimit, përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes.
“Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, shkroi Osmani.
Ministri turk, Fidan, përveç Osmanit, gjatë ditës u takua edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe homologen e tij, Donika Gërvalla.



Të tjera
‘Eksodi në Kukës’, Kovaçi: Megjithëse në kushte të vështira, strehuam shumë njerëz, radha për të marr bukën s’harrohet!
Zgjerohet shërbimi i Mjekimit Shtëpiak, vizitat për pacientët me kancer rriten në 18%
Qeveria amerikane mbyllet pjesërisht – GazetaBlic