Vjosa Osmani: Në orët më të errëta, gratë na mbajtën gjallë

Në Prishtinë ka nisur Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një ngjarje me përmasa globale që po zhvillohet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete dhe mbi 30 panele diskutimi, forumi ka për qëllim thellimin e dialogut për rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Në fjalën e saj hapëse, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe rolin jetik që gratë kanë luajtur dhe vijojnë të luajnë në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme.

Fjalimi i saj: